Shtypi britanik për Wikileaks
Gazetat e sotme janë përqëndruar në sulmet e hakerëve mbi kompanitë komerciale që u kanë ndërprerë shërbimet faqes së debatueshme të internetit Wikileaks.
Hakeret e kompjuterëve e kanë vendosur Mastercard në situatë shumë të vështire pasi kanë vënë në shënjestër këtë firmë në shenjë hakmarrje për shkëputjen e pagesave të Wikileaks, thotë Daily Mail. Gazeta thotë se sulmi thekson ndjeshmërinë e sistemeve të botës kompjuterike. Kjo ngjarje është lajm kryesor edhe për të përditshmet tjera The Independent dhe The Financial Times. Independent thotë se korporatat amerikane që fajësohen se po bëjnë përpjekje për të heshtur këtë faqe të internetit janë nën sulme të qëndrueshme nga një aleancë globale e hakerëve kibernetik anonim.
Independent ka titullin "Wikileaks kundër makinës". Gazeta thotë se hakerët po shkaktojnë kaos në internet në sulmet hakmarrëse kundër armiqve të udhëheqësit të kësaj faqeje, Julian Assange. Ndërkohë po kjo gazetë thotë se mundësia e ekstradimit të themeluesit të Wikileaks, Assange në Shtetet e Bashkuara eshte rritur pasi një numër zyrtarësh të lartë amerikan kanë thene se ai e ka shkelur ligjin per spiunazh. Gazeta thotë se departamenti amerikan i drejtësisë është nën presion të madh, veçanërisht nga republikanët që të ndjekë penalisht zotin Assange. Një diplomat evropain tha se shpresat më të medha për amerikanët jane nëse Suedia e gjen fajtor zotin Assange për akuzat për perdhunim dhe e denon atë me burg.
Në deklarimet e fundit të Wikileaks, The Guardian thekson pohimet se gjiganti i naftës Shell kishte futur njerëzit e vet në të gjitha ministritë kryesore në Nigeri. Diplomatët amerikanë sipas këtyre mesazheve janë informuar se qeveria e prodhuesit më të madh të naftës në Afrikë nuk ishte në dijeni të asaj se sa kompania Shell dinte në lidhje me diskutimet e saj.
Burimet
[redakto]- BBC-Albania. "Lajm.com" — 10. Dhjetor 2010