Sipas exit pollit, PDK-ja del fituese
Rreth orës 19 e 45 minuta ka filluar konferenca për dhënien e rezultateve të para të një exit polli (anketë dalëse) të kryer nga qendra Gani Bobi. Sipas rezultateve të kësaj ankete të kryer me mbi 2 000 votues pas daljes së tyre nga vendet e votimit, del se PDK-ja ka fituar rreth 31 për qind të votave, LDK-ja 25, Vetëvendosja 16, AAK-ja 12.5, AKR-ja 6.5, FER-i 4.5, LDD_ja 2.5 dhe të tjerat subjekte 2 për qind të votave.
Shkelzen Maliqi, drejtues i këtij exit polli tha se gabimi i këtij vlerësimi mund të jetë deri në 3.5 për qind, por theksoi se rezultatet e publikuara kurrsesi nuk mund të merren si të sakta, por vetëm si një tendencë. Në konferenca të ndara për gazetarë, shumë shpejt pas publikimit të rezultateve të exit pollit, kanë reaguar AAK-ja dhe LDK-ja. Besnik Tahiri i PDK-së e ka kontestuar këtë rezultat dhe e ka quajtur të manipuluar nga PDK-ja, sikundër edhe Arben Gashi i LDK-së, i cili ka thënë se sipas rezultateve që ka shtabi zgjedhor i kësaj partie, LDK-ja ka fituar në Prishtinë dhe në disa komuna tjera në Kosovë dhe kjo e demanton rezultatin anketës dalëse të qendrës Gani Bobi.
Shihe dhe këtë
[redakto]Burimet
[redakto]- "Koha.net" — 13. Dhjetor 2010