Jump to content

Stamboll: Ulje e detyruar e avionit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:42, 6. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Udhëtarët, në bordin e një aeroplani të një kompanie turke (Turkish Airlines), që fluturonte nga Osloja e Norvegjisë drejt Turqisë, bllokuan një person i cili u përpoq të shkonte në kabinën e pilotit. Personi në fjalë kishte kërcënuar se kishte bombë dhe do ta hidhte aeroplanin në erë nëse nuk kthehej drejt Norvegjisë. Aeroplani u ul në Stamboll. Nuk ka informacione për të lënduar. Kërcënuesi u arrestua nga autoritetet turke. Raportohet se ishte shtetas turk dhe kërcënimet me bombë ishin të rreme. Lejla Kiliç, nje nga 59 pasagjeret, thote se rreth gjysme ore para uljes ne Stamboll, ajo kishte degjuar zhurme ne pjesen e pasme te sallonit. "Une pashe se mes pasagjereve filloi grindja, dhe me pas pashe nje njeri me maske dhe me nje lloj pajisje ne dore e cila eshte e ngjashme me nje radio", u shpreh Lejla. Sipas shtypit turk, njeriu me maske ishte qytetar turk, me origjine nga nje fshat kurd ne juglindje te rajonit te Antalias. He per he nuk eshte e qarte se cilat ishin motivet e te arrestuarit.

Burimet

[redakto]