Jump to content

Studentët: Bëni transparencën

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:48, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Studentet duhet te informohen per veprimtarite financiare te institucioneve ne te cilat ata studiojne. Universitetet shqiptare, ato publike dhe private, duhet te bejne transparent cdo veprim financiar. Ky do te jete nje nga hapat me te rendesishem, per te luftuar korrupsionin. Ky ka qene mesazhi qe ka percjelle Këshilli Kombëtar Studentor, qe perfaqeson rreth 120 mije studente ne mbare vendin, ne diten nderkombetare te studenteve. Nderkohe qe eshte prezantuar per here te pare dhe gazeta "Studenti".

"Cdo muaj ne do te organizojme sondazhe masive me studentet per te bere te mundur qe cdo 6-mujor ne te prezantojme raportin kombetar te perceptimit mbi korrupsion ne arsimin publik dhe privat ne Shqiperi. Ne nuk mund te themi qe ka keqadiminsitrim pasi nuk e dime, po mund te themi qe ka dezinformim dhe mosinformim te studenteve dhe keto jane te pafalshme", tha Qamil Dika, kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor.

Dita nderkombetare e studenteve, e cila e ka origjinen e saj ne 17 nentor te 1939, kur forcat naziste ekzekutuan 9 studente ne universitetin e Prages dhe derguan rreth 1200 te tjere ne kampet e përqendrimit, eshte përkujtuar edhe ne Tirane. Pergjate gjithe kësaj jave nen kujdesin e kryeministrit Berisha, do te organizohet evenimente festive dhe informuese, per te drejtat qe duhet te gezojne studentet. [1]

Referencat

[redakto]
  1. Alsat TV (17.11.2010)