Studimi, milingonat mund të parashikojnë tërmetet?

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:55 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Përhapja e vullkaneve dhe tërmeteve


Një studim i ri ka treguar se milingonat ndoshta mund t’i parashikojnë tërmetet. Ulrich Schreiber, gjeolog nga Gjermania pohon se milingonat e kuqe qëndrojnë në vendet ku ka tërmete dhe në bazë të sjelljes së tyre mund të parashikohet një tërmet.

Schreiber së bashku me kolegët e tij për dy vite kanë analizuar milingonat, duke arritur në rezultatin se ato ndryshojnë sjelljen sapo ndjejnë dridhjeje në afërsi. Në atë moment, milingonat dalin në sipërfaqe, ndërsa në mënyrë të pazakontë sillen sidomos gjatë natës.

Studiuesi ai po ashtu ka pohuar se milingonat e kuqe pëlqejnë të banojnë në vendet në të cilat ka tërmete më shpesh, ndërsa në bazë të sjelljes së tyre, mund të parashikohet tërmeti.

Milingonave u pëlqen që të qëndrojnë në carjet ndërmjet pllakave tektonike, për shkak të gazrave të cilat i ngrohin ato.

Ndërkohë, ekspertë të tjerë thonë se Schreiber e ka gabim, pasi milingonat gjatë dimrit qëndrojnë në folenë e tyre, prandaj sjellja e tyre nuk mund të shërbejë si parashikues i tërmeteve.

Burimet[redakto]