Jump to content

Studimi: 10% e popullsisë botërore janë obezë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 4 Prill 2011 21:40 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Studimi: 10% e popullsisë botërore janë obezë


Revista mjekësore "The Lancet" ka publikuar se 10% e popullsisë totale të rritur në botë është obeze, duke u bazuar në një studim amerikano-britanik. Universiteti Mbre-tëror i Londrës dhe Harvardi studiuan së bashku indeksin e masës trupore, nivelet e kolesterolit dhe të hipertensionit, midis viteve 1980 dhe 2008.

Ndërsa kolesteroli dhe hipertensioni kanë rënë në vendet e zhvilluara si pasojë e rritjes së efikasitetit të mjekimeve, përqindja e njerëzve obezë është rritur shumë shpejt në shkallë globale. Në vitin 2008, 9,8% e meshkujve dhe 13,8% e femrave në të gjithë planetin janë obeze, pra kanë një indeks të masës trupore më të madh se 30 kg/m katror. Kjo shifër tregon se në 30 vjet fenomeni është dyfishuar. Në vitin 1980, vetëm 4,8% e meshkujve dhe 7.9% e femrave ishin obeze.

Ndërkohë, numri i personave mbipeshë është shumë më i lartë. Indeksi i masës trupore gjendet duke matur peshën dhe gjatësinë e një njeri. Shifrat 18.5-25 konsiderohen si të shëndetshme, 25-30 mbipeshë dhe mbi 30 obezë. Problemi më i madh i obezitetit është në ishujt e Paqësorit, me nivel mesatar 34–35 kg/metri katror. Por në disa vende të varfra në Afrikë vazhdojnë të vuajnë nga kequshqyerja dhe uria, çka përkthehet me një indeks trupor më të ulët se 18,5 kilogramë për metër katror. Obeziteti këto vitet e fundit është kthyer në një problem edhe në vendin tonë.

Burimet

[redakto]