Sudani i Jugut fiton pavarësinë
E hënë, 11 korrik 2011
Që nga 9 korriku Kosova nuk eshte me shteti me i ri ne bote. Pas shume viteve te pergjakshme Sudani i Jugut shpalli me 9 korrik pavaresine duke u bere keshtu shteti me i ri ne bote ndersa Juba, kryeqyteti me ri ne bote. Pikerisht, pardje hyri ne fuqi marreveshja e vitit 2005 dhe rezultati i referendumit te janarit qe shkeput sudanin e jugut nga pjesa tjeter e Sudanit. Pak para pavaresise se Sudanit te Jugut, shperthyen perleshje te ashpra midis trupave ne veri e jug.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7a/Flag_of_South_Sudan.svg/250px-Flag_of_South_Sudan.svg.png)
Sudani ishte shteti i pare qe njohu pavaresine e Sudanit te Jugut, por por kjo njohje nuk e largon frikën nga tendosjet e ardhshme mes dy vendeve, përfshirë edhe ato për territor dhe për naftë. Nderkohe qe po me 9 korrik edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes e njohen pavaresine e Sudanit Jugor.
Festimet e banoreve te shtetit me te ri te botes ishin te shumta. Ne ceremonine e zhvilluar me kete rast ne kryeqytetun Juba, pervec personalitetve te ndryshme moren pjese edhe presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Festimet ne Juba nisen ne mesnate (2300 CEST). Nje ore qe numeronte mbrapsht ishte vendosur ne qender te qytetit dhe sapo ajo shenoi zero u luajt himni kombetar ne televizor.
![Flamuri i Sudanit te Jugut. Figura: Public domain.](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7a/Flag_of_South_Sudan.svg/230px-Flag_of_South_Sudan.svg.png)
Figura: Public domain.
Figura: Public domain.
![Vendndodhja e Sudanit te Jugut tregihet me nje ngjyre te gjelber te erret. Figura: Spesh531.](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4f/South_Sudan_%28orthographic_projection%29_highlighted.svg/230px-South_Sudan_%28orthographic_projection%29_highlighted.svg.png)
Figura: Spesh531.
Figura: Spesh531.
![Foto e Salva Kiir Mayardit, presidentit te Sudanit te Jugut. Figura: Jenny Rockett.](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/27/Salva_Kiir_Mayardit.jpg/230px-Salva_Kiir_Mayardit.jpg)
Figura: Jenny Rockett.
Figura: Jenny Rockett.
![Vendndodhja e Sudanit te Jugut tregihet me nje ngjyre te gjelber te erret ne kete harte. Figura: Dinamik.](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f8/Sudan_%28orthographic_projection%29_highlighted.svg/230px-Sudan_%28orthographic_projection%29_highlighted.svg.png)
Figura: Dinamik.
Figura: Dinamik.
![Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir qe mori pjese ne ceremonine e pavaresise. Figura: U.S. Navy / Jesse B. Awalt.](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2b/Omar_al-Bashir%2C_12th_AU_Summit%2C_090131-N-0506A-342.jpg/230px-Omar_al-Bashir%2C_12th_AU_Summit%2C_090131-N-0506A-342.jpg)
Figura: U.S. Navy / Jesse B. Awalt.
Figura: U.S. Navy / Jesse B. Awalt.
Burimet
- "Sudani i Jugut, shteti më i ri në botë" — ShqipMedia, 9 korrik 2011
- "Sudani i Jugut, shteti më i ri në botë" — Top Channel, 9 korrik 2011
- "Ndarje pa paqe? Sudani i Jugut i pavarur" — 24 Orë, 10 korrik 2011
- "Republika e Sudanit të Jugut bëhet shteti më ri në botë" — VOA News, 9 korrik 2011
- "Sudani i Jugut shteti më i ri në botë" — Gazeta Express, 9 korrik 2011
- "South Sudan becomes an independent nation" — BBC News Online, 8 korrik 2011 (Anglisht)
Lidhje te jashtme