Superliga, sot në fushë Flamurtari e Skënderbeu

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 2 Prill 2011 22:22 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


SFlamurtari dhe Skënderbeu do të mbyllin javën e 26-të të Superligës, me ndeshjet e tyre në transfertë që do të zhvillohen sot. Takimi më i vështirë shihet ai i vlonjatëve, që do të luajnë ndaj një skuadre të rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria, siç është Teuta. Durrsakët nuk e kanë luksin të tolerojnë asgjë përballë ekipit që kryeson Superligën, ç'ka e kthen takimin në një superbetejë. Vlonjatët gjithsesi kanë treguar se këtë sezon mund të fitojnë edhe në fusha tepër të vështira.

Ndërkohë, Skënderbeu i vendit të dytë do të udhëtojë për në Krujë, aty ku pak javë më parë ka barazuar pa gola edhe pse vendasit luanin pa spektatorë. Ashtu si Teuta, edhe Kastrioti është një ekip i rrezikuar, kështu që në fushë do të jetë një futboll i vërtetë për të marrë 3 pikët. Korçarët nuk mund t'i lejojnë vetes gabime në një sfidë të tillë, sidomos nëse Flamurtari do të arrijë të fitojë në "Niko Dovana".

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg