Tërmetet e mëdha nuk do të nxisin dridhje tjera të Tokës
Në një kohë që Japonia po përballet me pasojat e tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditën këtë vend, shkencëtarët sjellin lajme të mira duke thënë se tërmetet e fuqishme që tronditen tokën ditët e fundit nuk nxisin tërmete tjera të mëdha përreth planetit.
E vërteta është se këto tërmete shkaktojnë dridhje shtesë lokale të tokës me të cilën Japonia dhe vendet përreth po përballen këto ditë, mirëpo nuk ka shenja se mund të ndodhë ndonjë tërmet i madh në një të ardhme të afërt.
Sipas revistës Nature Geoscience, shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit në El Paso kanë analizuar tërmetet për më shumë se 30 vite deri ndërsa kanë regjistruar 205 tërmete të mëdha me magnitudë mbi shtatë shkallë, përderisa 25.222 tërmete tjera kanë qenë më të vegjël me forcë prej pesë deri në shtatë shkallë. Duke vrojtuar kohën kur kanë ndodhur, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se tërmetet e mëdha i kanë nxitur vetëm ata të vegjlit.
Llogaritet se mesatarisht në vit ndodhin shtatë tërmete me magnitudë mbi shtatë shkallë. Ndërsa pas tërmetit shkatërrues në Japoni, është shqyrtuar harta globale në kërkim të tërmeteve të mëdha pasuese në një të ardhme të afërt, mirëpo nuk është gjetur asnjë.
Burimet
[redakto]- "Tërmetet e mëdha nuk do të nxisin dridhje tjera të Tokës" — Balkanweb, 28. Mars 2011