Tadic kërkon “kompromis” historik shqiptaro-serb
Dua të zgjidhë konfliktin historik mes serbëve e shqiptarëve, t'i jap fund vrasjeve, dëbimeve dhe përparimit të penguar. Kështu ka deklaruar të premten presidenti i Serbisë, Boris Tadic, në një intervistë për të përditshmen “Vecernje Novosti”.
“Në kërkim të kompromisit ne jemi të gatshëm të bisedojmë me shqiptarët për të gjitha problemet që na shqetësojnë në Kosovë”, tha Tadic. Ai shtoi se megjithatë nuk mund të pritet që “zgjidhja t'i japë shqiptarëve gjithçka, derisa serbët t’i humbin të gjitha”. "Zgjidhja gjendet tek kompromisi", tha Tadic për të theksuar se dialogu është formë e raporteve të mira. “Derisa bisedojmë, do të thotë se nuk luftojmë njëri-tjetrin”, theksoi presidenti serb. Një gjë të tillë Tadic e ka deklaruar edhe para dy muajsh, por deklarata e tij është marrë me rezervë në Prishtinë. Sipas analistëve shqiptarë, “kompromis historik” për Tadicin do të thotë autonomi për serbët e Kosovës, ndërkaq për shqiptarët do të ishte “autonomi për Luginën e Preshevës”.
Referencat
[redakto]- Lajmet.com (13.11.2010)