Tatimet realizojne 101% planin e 3 mujorit të parë
Appearance
Vendosja e kasave fiskale, lufta kundër evazionit dhe krijimi i bizneseve të reja kanë ndihmuar administratën tatimore që të realizojë planin e të ardhurave.
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, tatimet kanë realizuar planin në masën 101 për qind ose 9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Gjatë një koference për shtyp, drejtori i përgjithshëm i tatimeve, Gazmir Spahia bëri të ditur gjithashtu, se është rritur edhe niveli i rimbursimit të TVSH te bizneset. Sipas të dhënave, administrata tatimore ka rimbursuar 1.6 miliardë lekë TVSH ise 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Burimet
[redakto]- "Tatimet realizojne 101% planin e 3 mujorit të parë" — Balkanweb, 02. Prill 2011