Jump to content

Tepco lejon derdhjen e ujit radioaktiv në det

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 5 Prill 2011 21:18 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Skeda:Fukushima I by Digital Globe 2.jpg
Fukushima


Nga centrali Fukushima në Japoni, vazhdon të derdhet në det ujë i ndotur me radioaktivitet. Masa është për fat të keq e pashmangshme, tha zëdhënësi i qeverisë Yukio Edano, në një konferencë për shtyp. Vetëm në këtë mënyrë mund të pengohet dalja e ujit edhe më të ndotur. Në përpjekjet për dekontaminimin e centralit bërthamor të dëmtuar rëndë nga tërmeti, qeveria japoneze i ka kërkuar Rusisë huazimin e një anijeje, e cila është e pajisur për largimin e mbeturinave radioaktive. Autoriteti Ndërkombëtar për Energjinë Bërthamore IAEA ka ndryshuar qendrimin ndaj katastrofës bërthamore në Japoni.

Shefi japonez i autoritetit Yukiya Amano deri tani kishte bërë fajtore forcat e natyrës. Por tani ai ka kritikuar direkt operatorin Tepco, për shkak të masave të pamjaftueshme të sigurisë. Tepco paraprakisht nuk është kujdesur sa duhet, incidenti bërthamor mund të ishte shmangur, tha Amano në Vjenë. Sipas Amanos kriza bërthamore në Japoni do të ketë pasoja të jashtëzakonshme në shfrytëzimin e energjisë atomike.

Burimet

[redakto]