Thaçi: Universiteti Publik i Pejës do të hapet vitin e ardhshëm
Appearance
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit dhe para studentëve dhe pedagogëve të këtij institucioni të lartë arsimor ka mbajtur një ligjëratë.
Thaçi ka premtuar se Universiteti Publik i Pejës “Haxhi Zeka” do të hapet tetorin e vitit të ardhshëm.
Kryeministri Thaçi ka eliminuar çdo mundësi që hapja e këtij universiteti të shumëpritur në rajonin e Pejës, të varet nga pushteti i ri qendror që do të krijohet pas zgjedhjeve të parakohshme, që supozohet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Referenca
[redakto]- Botasot.info (16.11.2010)