Jump to content

Thaci: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake sulmet në Libi të drejta

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 07:39 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Hashim Thaçi


Qeveria e Kosovës mbështet ndërhyrjen ushtarake të forcave ndërkombëtare kundër regjimit të liderit libian, Muamer Gadafi. “Ndërhyrja mbi pozicionet e diktatorit Gadafi është akt human, në mbrojtje të popullatës civile libiane, e cila kërkon largimin e diktatorit, liri, demokraci dhe prosperitet për popullin e Libisë”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës përgëzon Këshillin e Sigurimit për dhënien e së drejtës për ndërhyrje dhe konsideron se "ky veprim është i drejtë, legjitim dhe i domosdoshëm".

Kryeministri Thaçi kujton se Kosova e ka të provuar rëndësinë e ndërhyrjeve të natyrës së tillë në vitin 1999, kur Aleanca Atlantike e Veriut me sukses udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër objekteve serbe, duke u përmbyllur me sukses çlirimi i Kosovës, por edhe rënia e diktatorit serb, Milosheviq.

Burimet

[redakto]