Thaci: Rrezikojmë zgjedhje të jashtëzakonshme
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar mesditen e sotme se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse opozita vazhdon me bojkotimin e seancës, në të cilën do të votohet për presidentin e arsdhshëm të Kosovës.
Ndërkohë Thaci pranoi se zgjedhja e presidentit po rrezikon të fusë Kosovën në një krizë të re institucionale.
Ndërkohë agjencia e lajmeve Europa e Lirë bën me dije se opozita i bëri thirrje Thaçit dhe partisë që ai drejton që të merren gjenë konsensusin e munguar në mënyrë që të propozojnë një president konsensual, i cili do të votohej bashkë me një marrëveshje kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme.
Nga ana tjetër Thaci vuri theksin në respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e deputetëve përfshirë edhe opozitën, që të qëndrojnë në seancë gjatë zgjedhjes së presidentit dhe të mos ndikojnë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nëse kjo pjesë e opozitës vendos të vazhdojë me bojkot, atëherë ata e çojnë vendin detyrimisht drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, por unë jam optimist se presidenti do të zgjidhet shpejt”, - nënvizoi Thaçi.
Burimet
[redakto]- "Thaci: Rrezikojmë zgjedhje të jashtëzakonshme" — Balkanweb, 01. Prill 2011