Tiranë, në pranga gjashtë grabitës
Policia e kryeqytetit ka arritur te vere nen pranga 6 persona te cilet dyshohen se jane autore te 9 grabitjeve te dokumentuara si dhe nje sere vjedhjesh te tjera. Aktiviteti criminal I te dyshuarve perqendrohej ne pikat e basteve te sportit ndersa operacioni I koduar “Plazma” beri te mundur dokumentimin e plote te vjedhjeve.
"Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim edhe dy shtetasve të tjerë, që për arsye të hetimit nuk mundt të bëjmë publike gjeneralitetet e tyre. Gjatë ecurisë së këtij hetimi, është konkluduar se këto shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin në kohë dhe vende të ndryshme, dyshohet të jenë autor të shumë vjedhje të dyqaneve dhe lokaleve kryesisht (lloto sport) të ndodhura në Kryeqytet dhe në qytetin e Durrësit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 23 televizorë plasma të markave të ndryshme, 1 automjet i markes tip “Renault Klio”, me targa TR 6807 T, sende të ndryshme si leva, pinca, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprave penale", beri te ditur Alma Katragjini, zedhenese e policise se Tiranes.
Strukturat e policise kane bere te mundur dhe arrestimin e tre personave, te cilet dyshohen si autore te ngjarjes se ndodhur 4 dite me pare ne Kavaje, ku u grabit me arme nje Kazino ndersa nje person mbeti I plagosur. [1]