Tiranë, ndalohet ish-administratori i Partizanit
Ish-administratori i Partizanit, aktualisht një prej aksionerëve të këtij klubi, Paro Laci, është ndaluar nga policia e kryeqytetit. Burime të policisë bëjnë të ditur se ndalimi i tij eshte bërë paraditen e sotme para Prokurorise se Tiranes.
Mesohet se aksioni për ndalimin e tij është kryer nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të mbeshtetura dhe nga forcat e komisariatit numer 3 në Tiranë. Ish-administratori i Partizanit ka qënë në automjetin e tij kur ëshëe ndaluar dhe burime te policisë bëjnë të ditur se i është gjetur edhe një armë ne momentin e ndalimit. Njoftohet gjithashtu se prej një jave ish-administratori i klubit ‘Partizani’ është mbajtur nën vëzhgim nga punonjes te sektorit kunder krimit ekonomik në policinë e Tiranës, pasi dyshohet për veprën penale të pastrimit të parave.
Burimet
[redakto]- "Tiranë, ndalohet ish-administratori i Partizanit" — BalkanWeb, 19. Mars 2011