Tiranë, vdes në punë bojaxhiu bie nga ndërtesa
Appearance
Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga ndërtesa ku po punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Mësohet se punëtori ka qënë duke kryer lyerjen e ambienteve të ndërtesës, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur identiteti i viktimës.Trupi i pajetë i bojaxhiut është dërguar në morgun e spitalit Nënë Tereza në kryeqytet.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë njoftuar se nuk dihet shkaku i aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes si dhe po verifikon nëse ishin të siguruara kushtet teknike mbrojtëse në ndërtesën që viktima po punonte.
Burimet
[redakto]- "Tiranë, vdes në punë bojaxhiu bie nga ndërtesa" — BalkanWeb, 11. Prill 2011