Jump to content

Tiranë: Disa grevistë në gjendje të rëndë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

E shtunë, 13 tetor 2012

Shqipëri ish të burgosurit politikë të cilët janë prej tre javësh në grevë urie vendosën të heqin dorë nga vendimi ekstrem për të mos konsumuar ujë. Situata megjithatë mbetet e rëndë dhe disa prej grevistëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore por kanë refuzuar të dërgohen në spital.

Pamje nga greva e urisë

Ish të përndjekurit kanë preferuar të marrin mjekim vetëm në mjediset e grevës. Ndërsa prej disa ditësh, forca të shumta të policisë mbajnë të rrethuar zonën ku zhvillohet protesta. Një gardh i uniformave blu nuk lejon askënd të takojë grevistët, as familjarët e tyre. Një grup qytetarësh nga Vlora qëndruan pranë vendit të grevës në shenjë solidariteti.

Dje një përfaqësi ish të përndjekurish u pritën nga presidenti Bujar Nishani, me ndërhyrjen e ambasadorit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi dhe atij amerikan Alexander Arvizu. Ky veprim i kreut të shtetit u pa prej grevistëve si një mundësi dialogu me autoritetet. Por sot ata u shprehën të zhgënjyer pas veprimeve të mbrëmshme të policisë.

Në mjediset e grevës tani kanë mbetur vetëm 11 ish të dënuar, të cilët këmbëngulin se janë gati të flijohen nëse nuk kërkesat e tyre nuk plotësohen. Qeveria ka deklaruar se protesta e tyre është politike dhe se të gjithë kanë marrë shpërblimet sipas ligjit


Burimet