Jump to content

Topalli: Progresi i Shqipërisë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:53, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e pranishme ne konferencen “Ballkani në zemër të Evropës”, qe u organizua ne Bruksel nga Partite Popullore Evropiane. Ne fjalen e mbajtur ne kete aktivitet zonja Topalli ka theksuar se Shqiperia eshte tani me prane Europes, fale reformave qe jane arritur.

Ajo foli per punen e parlamentit, ndersa theksoi se besonte tek shteti i se drejtes dhe se per kete arsye i eshte dashur t’i qendrojë ketij parimi, kur nga opozita ka patur kerkesa te cuditshme.

“Unë kam qenë e detyruar dhe e vendosur edhe gjatë këtyre viteve kur kam pasur shumë kërkesa të çuditshme nga opozita, t’i qëndroj fort këtij parimi, shtetit të së drejtës. Dhe mendoj se shteti i së drejtës, respektimi i ligjit dhe Kushtetutës duhet të jetë i njëjtë për ne si shqiptarë ashtu siç është edhe për vendet e tjera” ka thene zonja Topalli. [1]

Referencat

[redakto]
  1. Alsat TV (17.11.2010)