Tragjedi në Fratar

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13:23, 10 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Një festë dhe një tragjedi për shqiptarët. Ndërsa në gjithë vendin njerëzit gëzonin heqjen e vizave dhe kalimin e lirë për në Europë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 100 metra në humnerë. Për pasojë kanë humbur jetën 9 persona, bënë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërsa janë plagosur rëndë 41 të tjerë. Policia e Shtetit njoftoi mesditen e sotme se shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit te automjtetit nga ana e shoferit grek, ndersa perjashtoi si shkak perdorimin e alkolit, kushtet atmosferike apo shpejtesine e autobusit.

Shkaku i aksidentit[redakto]

Gabim njerëzor, kështu e cilëson policia e Shtetit shkakun e aksidentit të rendë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Ziaj të komunës Fratar përgjatë aksit rrugor Fier-Tepelenë. Sipas policisë së Shtetit kontrolli autoteknik i automjetit ka treguar se nuk ka pasur asnjë defekt, dhe se shpejtësia me të cilën udhëtonte autobusi i drejtuar nga shtetasi grek Tomas Tsogas, ka qenë 60 km/orë, brenda normave të lejuara.

Gjithashtu sipas policisë ka rezultuar se dretjuesi i autobusit nuk ka qenë i dehur. Të gjitha këto sipas policisë tregojnë qartë se shkak i aksidentit ka qenë një gabim njerëzor, humbje e vëmendjes e për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar këtë tragjedi të rëndë që coi në vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 41 të tjerëve.

Ndërkaq bëhet e ditur se Policia e qarkut të Fierit ka bërë ndalimin e shtetasit grek Tomas Tsogas. Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhër arrestin për shtetasin grek Tomas Tsogas dhe policia e Fierit ka bërë edhe ndalimin e tij.

Të plagosurit[redakto]

  • Brixhilda Hoxhaj, 30 vjeç
  • Lorenc Hoxhaj, 6 vjeç
  • Lorenc Hoxhaj, 10 vjeç
  • Edlira Haldedaj, 27 vjeç
  • Elisavda Haldedaj, 6 vjeç
  • Armela Berisha, 24 vjeç
  • Shqiponja Hoxhaj, 22 vjeç
  • Elisabeta Hoxhaj, 34 vjeç
  • Brunilda Halilaj, 16 vjeç
  • Valbona Guma, 17 vjeç
  • Boci Rina
  • Daniela Papallaçi, 21 vjeç
  • Eduart Premçi, 21 vjeç
  • Ervin Mema, 34-vjeç

Të vdekurit[redakto]

  • Fredi Guma, 45 vjeç nga Frakull i Vogël, Lushnjë;
  • Manushaqe Bali, 33 vjeç nga Lushnja;
  • Refotaq Bashllari nga Tirana;
  • Dhurata Halilaj 45 vjeç nga Laçi;
  • Marjola Guma, 13 vjeç nga Fieri;
  • Nikollë Nina, 75 vjeç nga Durrësi;
  • Dallëndyshe Shuli nga Lushnja;
  • Aferdita Basha 40 vjeç nga Laçi
  • Karafil File, vjec 35, nga fshati Peshtan, Berat[1]

Referencat[redakto]

  1. BalkanWeb.com (10.11.2010)