Trupat e Gadafit po tërhiqen nga Misrata
, April 23, 2011
Ushtarët libianë të zënë rob prej kryengritësve në Misrata thonë se trupat e kolonel Gadafit kanë pasur urdhër që të tërhiqeshin prej qytetit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ushtarët kanë thënë se udhëheqja libiane në Tripoli e ka parë të paarsyeshme që të mbajë ushtarët në Misrata, mbas sulmeve të parreshtura të NATO-s.
Misrata është qyteti i tretë më i madh në vend dhe pika më e rëndësishme që kryengritësit kanë nën kontroll në perëndim të vendit dhe ndodhet afër kryeqytetit.
Në Tipoli, njoftohet se sulmet ajrore kanë goditur kompleksin e udhëheqësit gati të rrëzuar, Muamer Gadafi.
Ndërkohë, në qendrën e kryengritësve, Bengazi, ka shkuar për vizitë senatori amerikan John McCain, i cili u prit prej turmave që valojshin flamuj amerikanë dhe e falënderonin ate, Shtetet e Bashkuara dhe kryetarin e tyre, Barack Obama.
Z. McCain tha se sulmet e NATO-s janë mësim për të gjithë diktatorët që duan t'i vrasin qytetarët për të qëndruar në pushtet. Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore që t'u ndihmojnë më shumë kryengritësve me armë e sulme më të ashpra ndaj trupave të Gadafit.
Burimet
[redakto]- Michael Georgy. "Libyan soldiers say army retreating from Misrata" — National Post, 23 prill 2011