Tunizi: Arratisje masive nga shumë qendra burgimi
Appearance
Burime informative lokale kanë njoftuar sot për arratisje në mase nga burgjet tuniziane, veç atyre të bëra publike nga Monastir dhe Mahdia. Mund të bëhet fjalë për disa mijëra të arratisur, kryesisht të dënuarit e arratisur nga qendrat e burgimit në rajonet si Sfax, Kairouan, Kasserine, pjesa tuniziane e Le Kram, pjesa tuniziane e Cartagine dhe Tunizi qendror. Këto arratisje duket se janë favorizuar nga agjentët dhe gardianët e burgjeve besnikë të Ben Ali, pas largimit të tij nga Tunizia.
Burimet
[redakto]- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 16. Janar 2010