Jump to content

Tunizi - OKB: Më shumë se 100 të vdekur gjatë trazirave

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:03, 20. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Më shumë se 100 persona janë vrarë si pasojë e dhunës në Tunizi gjatë pesë javëve të fundit, sipas informacioneve të OKB-së në vend, theksoi komisionerja e lartë për të Drejtat e Njeriut, Navy Pillay. "Zyra ime ka marrë informacione përsa i përket më shumë se 100 të vdekurve gjatë pesë javëve të fundit si pasojë e të shtënave dhe protestave dhe përleshjeve në burgje gjatë fundjavës", theksoi Pillay në një konferencë shtypi. Sipas shifrave zyrtare tuniziane, nga përleshjet e muajit të fundit për rrëzimin e ish-presidentit Zine El Abidine Ben Ali kanë humbur jetën 78 persona dhe 94 të tjerë janë plagosur.

Burimet

[redakto]