Vaksina efektive kundër AIDS-it testohet pas 3 vjetësh

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20 maj 2011 07:03 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

AIDS


Ilaçi eksperimental, i cili ka kontrolluar infeksionin e AIDS-it në majmunë më shumë se një 1 vit mund të bëhet vaksinë për njerëz, ka zbuluar studimi i qendrës hulumtuese Oregon National Primate. Citomegalovirus i cili është pjesë e ilaçit, përgatit sistemin e imunitetit për ta sulmuar shpejt virusin HIV sapo të hyjë në trup domethenë në momentin kur është më së shumti i lëndueshëm.

Hulumtuesit shpjegojnë që vaksina do të jetë e gatshme për testim në njerëz në afatin prej tre vjetësh. Citomegalovirus përgatiti imunitetin për HIV-in, ashtu që të jetë në gjendje konstante të gatishmërisë. Hulumtimi i vaksinës në majmunë ka treguar rezultate të shkëlqyeshme dhe pas një viti pas vaksinimit shumica e tyre nuk ka treguar kurrfarë shenjash të infeksionit.

“Vaksina për njerëz duhet të ketë vektor mjaft të dobësuar të citomegalovirusit për të mos shkaktuar sëmundje të tjera, por edhe më tej do të mbrojë nga virusi i HIV-it”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit, Louis Picker.

Citomegalovirusi i takon familjes së viruseve herpes, i cili sikurse dhe viruset e tjera nga ky grup kurrë nuk e lëshon trupin kur njeriu infektohet njëherë me të. Këtë virus e ka gati gjysma e të gjithë njerëzve të rritur, por simptomat e tij nuk janë aq të shprehura. Virusi përhapet përmes lëngjeve trupore, siç janë pështyma apo urina. Nëse shfaqen simptomat, janë të ngjashme me ato të gripit, ku përfshin temperaturën e lartë, lodhjen dhe ënjtjen e gjëndrave limfatike.

Burimet[redakto]