Vale masive refugjatesh nga Bregu i Fildishte

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13:21, 26. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Rreth 14 mijë njerëz kanë braktisur Bregun e Fildishtë drejt Liberisë fqinje pas mosmarrëveshjeve që po shoqërojnë zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se është e përgatitur për 30 mijë refugjatë nga Bregu i Fildishtë në rajon. Shumica e atyre që po largohen janë mbështetësit e Alsane Ouataras, i cili ndërkombëtarisht është njohur si president i ri i vendit. Presidenti aktual, Laurent Gbagbo nuk pranon ta lëshojë postin.

Burimet[redakto]