Vidic: Barca, favorite absolute për finalen

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 10 maj 2011 20:15 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kapiteni i Manchester United, Nemanja Vidic ka pranuar se klubi më i mirë në botë, Barcelona është favorite absolute për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ata nuk e kanë ndryshuar stilin e tyre për vite me rradhë por padyshim që do të jenë favorit absolut për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Ndoshta në aspektin logjik ne jemi pak favorit sepse jemi afër stadiumit ku luhet finalja, por ne e dimë se fansat e tyre do të jenë në numër të njëjtën me fansat tonë”.

“Ne nuk kemi pasur kohë të mendojmë për Barcelonën pasi duhet të mendojmë për titullin e Premier League”.

Finalja ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës zhvillohet më 28 maj në Wembley

Burimet[redakto]