Vizat, Basha: Agjencitë të bëjnë kujdes

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 17:42, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Agjensitë e udhëtimit janë të ftuara të bashkëpunojnë me autoritetet e policisë për të mos patur probleme me lëvizjen e lirë të qytetarëve pas heqjes së vizave. Në një takim me bizneset e udhetimit ministri i brendshëm Lulzim Basha tha se do të ishte e pafalshme të përsëriteshin fajet e agjensive të udhëtimit të Serbisë apo Maqedonisë.

"Kjo e drejtë që kemi fituar është diçka që e kemi ëndërruar prej kohësh dhe ne jemi përgatitur ta mbrojmë këtë të drejtë me çdo çmim. Kërkohet bashkëpunimi juaj në radhë të parë si qytetarë të këtij vendi, në radhë të dytë si një nga degët e ekonomisë që do të ketë përfitimet më të prekshme si rezultat i kësaj lirie të mohuar dhe tashmë të fituar", tha Lulzim Basha, ministër i Brendshëm.

Basha ka kërkuar angazhim dhe nuk ka nguruar tu kujtojë këtyre operatorëve se mungesa e bashkëpunimit është edhe një përgjegjësi ligjore. "Janë vënë në dispozicion numra telefoni të posacëm për ju, te të cilat mund të kontaktoni me personel të specializuar të kufirit dhe migracionit. Së pari, për cdo pyetje të vecantë që mund të kërkojë klienti juaj, dhe së dyti një bashkëpunim të plotë në mënyrë që të shmangim përgjegjësinë ligjore që përndryshe mbetet e juaja, në rast veprimi apo mosveprimi në kushtet e qëndrimit të paligjshëm në zonën Shengen nga qytetarët shqiptarë", tha ai.

Agjensitë e udhëtimit janë një hallkë shumë e rëndësishme në lëvizjen e lirë. Ata që tani kanë deklaruar se fluksi i kërkesave për udhëtime pas 15 dhjetorit është rritur ndjeshëm. [1]

Referencat[redakto]

  1. Alsat TV (17.11.2010)