Jump to content

Vlorë: Zhvillohet e qetë protesta e banorëve kundër frymës antishqiptare

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20 Mars 2011 20:14 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Protestues nga Orikumi dhe fshatrat e Lumit të Vlorës zhvilluan sot, një tubim paqësor në afërsi të Qafës së Llogarasë, ku nis kufiri administrativ me bashkinë e Himarës.

Protestuesit që ishin nisur nga qyteti i Orikumit deklaruan fillimisht se do ta zhvillonin manifestimin në Himarë, ndërkohë që ky tubim u zhvillua në vendin e quajtur pika e PSV. Drejtues të protestës janë shprehur kundër frymës antishqiptare që është deklaruar nga qarqe të caktuara, mes të cilës sipas tyre, edhe nga kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Ata thanë se duhet t'iu përgjigjemi kësaj fryme dhe këtyre qëndrimeve. Tubimi që ka vazhduar për rreth 20 minuta ka qenë normal dhe pa incidente. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, Ylli Merko u shpreh për ATSH-në se "policia ka qenë e pranishme dhe ka monitoruar tubimin, i cili është zhvilluar i qetë".

Ai tha se "se kjo protestë nuk kishte arsye pse të zhvillohej në qytetin e Himarës". Tubimi ishte organizuar nga Shoqata "Dukati", drejtuesit e të cilës kishin bërë thirrrje për pjesëmarrje në të.

Burimet

[redakto]