Jump to content

Votat e kontestuara Berisha: KQZ përmbush një detyrim ligjor

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20 maj 2011 06:59 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp të mbajtur pasditen e sotme deklaroi se ligji shqiptar nuk e njeh rezultatin paraprak, nga i cili Rama u vetëshpall fitimtar. Vetëm rezultati përfundimtar do të shpallë kandidatin fitues, u shpreh Berisha.

“Vendi, kombi kaloi një proces zgjedhor ndër më dinjitozët në tërë historinë e tij, në prani të mijëra vëzhguesve vendas e të huaj qytetarët shqiptarë nuk votuan me votë për lule të ballit por për kandidatin që deshën. Këto vota u vlerësuan, u numëruan para të gjithë shqiptarëve, madje pati kuti që mediat i numëruan live. Në rast se procesi në të gjithë vendin nuk shënoi as edhe konfliktualitetin më të vogël, në Tiranë ndodh e kundërta. Në datë 14 maj, të 11 minibashkitë e Tiranës përfunduan numërimin e votave dhe dhanë një rezultat i cili në momentin më të fundit nxorri kandidatin e PS me 10 vota para, kjo ndodhi dhe ndryshimi i shifrave në KQZ ka qënë i faktuar dhe asnjë manipulim nuk ka pasur. Por ligji shqiptar nuk ka autorizuar KQZ-në të shpallë rezultat paraprak, ky rezultat nuk është vënë në diskutim por nuk mund të shpallet zyrtarisht, se ligji nuk ia ka dhënë këtë autoritet KQZ-së. Ligji e autorizon të shpallë vetëm rezultat përfundimtar dhe këtë mund ta bëjë pas shqyrtimit të ankesave”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Burimet

[redakto]