Vritet gabimisht qeni-hero

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:08, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Vritet gabimisht qeni-hero, i cili para pak kohësh u bë kafsha më e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi i kishte shpëtuar jetën disa ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Target, ishte larguar para një jave nga kampi ushtarak ku mbahej. Qeni u kap disa ditë më vonë në Arizona nga autoritetet vendase që kujtuan se kishin të bënin me një qen rrugësh. Menjëherë pas kapjes Target iu bë vaksina me helmin vdekjeprurës.

Qeni u bë i famshëm pas rastit të trembjes së një kamikazi në Afganistan i cili tentoi të shpërthente veten pranë një grupi ushtarësh amerikanë.

Drejtuesit e kafshës vendosën të hedhin në gjyq autoritetet e Arizonas me pretendimin se nuk kanë zbatuar tërësisht proçedurat ligjore në ekzekutimin e Target. [1]

Referencat[redakto]

  1. Top Channel (17.11.2010)