Washington, shuhet Hollbruk, arkitekti i Marrëveshjes së Dejtonit
Riçard Hollbruk, dilpomati veteran i SHBA i cili shpërbente si i dërguar i posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, vdiq në moshën 69 vjeçare, mbrëmë vonë, në Washington. Hollbruk pati një goditje në zemër të premten gjatë një takimi me Sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton.
Ai u çua menjëherë në një spital të Uashingtonit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 20 orë për të riparuar një çarje në arterein më të madhe të trupit që shpërndan gjakun nga zemra në pjesë të tjera të organizmit. Ky operacion u pasua nga një tjetër ndërhyrje kirurgjikale ditën e dielë.
Hollbruk ishte arkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.Në fund të viteve të 90-ta, ai u kthye në Ballkan, në kohën kur në Kosovë shpërtheu lufta ndërmjet forcave serbe dhe shqiptarëve. Raportohet se në mars të vitit 1999 ai shkoi në Beograd për t’i dhënë ultimatumin final, ish presidentit të Serbisë, Sllobadan Millosheviç, se NATO-ja do të bombardoj nëse agresioni ndaj Kosovës nuk ndalet. Millosheviçi nuk i dëgjoi këto vërejtje.
Presidenti Barak Obama u shpreh se ishte "thellësisht i prekur" nga vdekja e Hollbrukut. Ai e quajti diplomatin veteran si një "kollos të vërtetë të diplomacisë amerikane" i cili e bëri vendin e tij "më të fortë, më të sigurt e më të respektuar."
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në deklaratën e saj tha se Amerika e ka humbur njërin prej “kampionëve të saj më të fuqishëm dhe shërbyesin më të dedikuar”
Sot, Presidenti Obama nuk do ta ketë pranë Holbrookun kur ai të takohet me këshilltarët për të vlerësuar përparimin e e këtij viti në Afganistan dhe Pakistan. Por një shqyrtim i përgjitihshem i strategjisë pritet të bëhet të enjten e ardhshme.Nën presidencën e ish Presidentit Bill Klinton, Hollbruk ishte përfaqësues i SHBA në Kombet e Bashkuara.
Burimet
[redakto]- S.g.. "Balkanweb.com" — 15. Dhjetor 2010