Wiki Weekend Tirana 2017

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

E shtunë, 28 tetor 2017

Për të katërtin vit rradhazi në qytetin e Tiranës organizohet Wiki Weekend. Më 9 dhe 10 dhjetor në ambientet e Open Labs Hackerspace të apasionuar të projekteve të Wikimedias, do të mblidhen dhe gjatë këtyre dy ditëve do të punojnë, ndajnë dijet e tyre me persona të rinj që kanë dëshirë të kontribuojnë dhe do të bisedojnë për arritjet dhe objektivat për të ardhmen të komunitetit shqiptar. Ky event organizohet nga Wikimedia Community User Group Albania, Open Labs Hackerspace si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës.

Thirrje për ligjërues
Për të gjithë ata që janë të interesuar për të mbajtur një prezantim ose punëtori/workshop gjatë këtij eventi, mund të vizitoni faqjen e | Wiki Weekend Tirana 2017 në Wikipedia.

Regjistrimi
Pjesëmarrja në event është falas por nevojit regjistrim paraprak. Regjistrimet për pjesëmarrësit hapen sëshpejti.


Burimet[redakto]