Wiki Women Camp

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Wiki Women Camp Prishtina 2015
Wiki Women Camp Prishtina 2015

Në botën e wikipedias, numri i femrave që kontribuojnë në Wikipedia është shumë më i vogël se numri i meshkujve. Për shembull, të dhënat nga Wikipedias në gjuhën angleze, e cila është edhe një nga më të mëdhatë, tregonë se vetëm ~ 12% e redaktorëve janë femra. Për Wikipedia-t në gjuhë të tjera zakonisht nuk ka asnjë të dhënë specifike, por vlerësimet tregojnë që përqindja është edhe më e vogël. Hendeku gjinor është i pranishëm në dy mënyra: në kuptimin e përmbajtjes në Wikipedia, dhe gjithashtu në kuptimin e njerëzve të cilët janë duke redaktimi atë. Kjo situatë duket dhe në Wikipedian në çdo gjuhë të Ballkanit dhe në rajon. Duke marrë parasysh çfarë është thënë më lart, Wiki Women Camp i cili zhvillohet në Prishtinë në datat 24-25-26 Prill 2015, është menduar të edukojë dhe të inkurajojë femrat për të redaktuar Wikipedia në mënyrë që ata të munden më vonë të kontribuojnë në gjuhën e tyre.

Wiki Women Camp ka për qëllim të punuar për të tejkaluar këtë hendek gjinor në Wikipedia në gjuhën Serbe dhe në gjuhën Shqipe dhe për të bërë lidhje të forta brenda rajonit. Kampi do te zhvillohet midis 3 shteteve, Serbisë Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjitashtu ky kamp do të fokusohet në bisedime rreth situatës aktuale, do të ndahen përvojat nga komunitetet tona lokale dhe së bashku të sugjerojnë mënyrat e zvogëlimit të hendekut gjinor.(shiko gjithashtu: Gender gap). Ky aktivitet organizohet nga Wikimedia Serbia (Викимедија Србије), Open Labs dhe FLOSSK.

Për të qenë pjesë e këtij aktiviteti nuk duhet domosdoshmerisht të keni njohuri paraprake rreth editimit të Wikipedias. Për të aplikuar duhet të plotësoni formularin më poshtë:

Afati i fundit është data 15 Mars.

Më shumë detaje gjeni tek website: http://fem.wikimedia.rs/Camp?uselang=en