Wikilajme:28 prill 2014
Appearance
Sigal Prishtina e katërta në "Final Four"
[redakto]Sigal Prishtina nuk ka arritur më shumë se pozitën e katërt në Final Four-in e Ligës Ballkanike, pasi u mposht nga Balkan-i në luftë për vendin e tretë me rezultat 79:73.
Ndeshja gjatë tre ҫerekëve të parë ishte e barabartë nga të dyja skuadrat. Por në ҫerekun e fundit Balkan mblodhi forcat dhe në fund triumfoi me gjashtë pikë epërsi.
Pavel Marinov udhëhoqi skuadrën e Balkan-it me 18 pikë, i ndjekur nga Logan Stutz me 14 pikë të tjera. Te Sigal Prishtina lojtari më efikas ishte Blerim Mazreku me 25 pikë, ndërsa i dyti ishte Tay Waller që shtoi 13 të tjera.