Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Më 23 qershor shqiptarët vendosin për përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Në garë janë dy koalicionet e mëdha Aleanca për Shqipërinë Europiane, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim si edhe dy parti që garojnë të vetme Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi. Më poshtë jepen mandatet e fituara nga secili subjekt zgjedhor në vitin 2009 në çdo qark të Shqipërisë. Cdo mandat i LSI eshte llogaritur si mandat e Alencës për Shqipërinë Europiane. Tabelat e mëposhtme do të përditësohen në kohë reale dhe gjithashtu kjo faqe do të mbushet me informacione që kanë të bëjnë me procesin e votimit dhe numërimit.