Wikileaks, Assange: Kemi fakte mbi UFO-t dhe do publikohen

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:25, 07 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Një UFO mbi Meersburg, Gjermani.
Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP)


Në dosjet e dokumenteve që zotëron Wikileaks ekzistojnë edhe shumë mbi UFO-t (objekte fluturuese të paidentifikuara) që do të publikohen në vazhdim, deklaroi Assange gjatë një videokonferece të drejtpërdrejt me të përditshmen The Guardian, në përgjigje të një pyetjeje të një lexuesi, i cili pyeste nëse qeniet jashtëtokësore do të jenë pjesë e temave që do të publikohen nga Wikileaks.

Në përgjigjen e tij Assange theksoi se Wikileaks merr edhe shumë e-mail nga persona të çuditshëm mbi UFO-t, por që konsiderohen të papërshtatshme për publikim.

Referenca[redakto]