Wikileaks, SHBA presion Indisë për njohjen e Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtruar presion mbi Indinë në të kaluarën për të njohur Pavarësinë e Kosovës, por New Delhi zyrtar nuk ka lëvizur nga pozicioni i kundërt, nga frika e paralelizimit të cështjes së Kosovës me atë të Kashmirit
Kjo është zbuluar nga Wikileaks në dokumentat e Ambasadësë SHBA-ve në Indi, ndërsa u bë pulike sot në të përditshmen indiane The Hindu, raporton ANSA.
Para se Prishtina të shpallte pavarësinë e njëanshme në 17 shkurt të vitit 2008, Ambasadori amerikan në Indi David Mulford, citohet t’i ketë bërë thirrje qeverisë në New Delhi “të ndiqte shembullin e SHBA dhe vendeve më të mëdha europiane për të njohur pavarësinë e Kosovës”.
"Njohja e Indisë do të jetë një shenjë solidariteti global dhe do të ndihmojë për të mbajtur larg paqëndrueshmërinë në Kosovë dhe të gjithë rajonin," citohet të ketë thënë ambasadori amerikan në dokumentat që posedon Wikileaks.
Dy nga arsyet pse India ka refuzuar janë: Lidhja historike e Indisë me qëndrimet e Rusisë, si dhe frika që pavarësia e Kosovës mund të përbënte një precedent për pavarësinë e Kashmirit.
Burimet
[redakto]- "Wikileaks, SHBA presion Indisë për njohjen e Kosovës" — Balkanweb, 04. Prill 2011