Zbulohet oksigjen në një satelit të Saturnit
Sonda kozmike “Cassini” e agjencisë për hulumtime në hapësirë, NASA ka zbuluar në satelitin e Saturnit, të quajtur Rea, një shtresë të hollë oksigjeni dhe kjo është hera e parë që zbulohet oksigjeni i pastër në një trup qiellor.
Sonda ka zbuluar praninë e oksigjenit që në muajin mars, me rastin e fluturimit në një lartësi prej 97 kilometra mbi sipërfaqen e këtij sateliti, i dyti për nga madhësia nga tetë satelitë natyralë të Saturnit. "Kjo është hera e parë që kemi zbuluar oksigjen në një atmosferë të një bote tjetër, theksoi Andrew Cotis nga laboratori shkencor astronomik i Londrës dhe bashkautor i studimit të publikuar në revistën shkencore Science.
Edhe më parë, astronomët janë përpjekur që me anë të teleskopëve të zbulojnë praninë e oksigjenit në atmosferat e satelitëve të Jupiterit, Evropa dhe Ganimeda, por pa sukses. "Besojmë se kjo prani e oksigjenit do të mund të ishte një nga parakushtet kryesore për jetë. Mirëpo, të gjitha të dhënat tregojnë se sateliti Rea është tepër i ftohtë për jetesën, shton Ben Teolis, shkencëtar i Institutit të San Antonios.
Çdo metër kub i atmosferës së satelitit Rea përmban rreth 50 miliardë molekula oksigjen dhe 20 miliardë molekula dyoksid karboni.
Referenca
[redakto]- Balkanweb.com (04.12.2010)