Bjellorusia vjen në Tiranë, 6 mungesa për Bernd Shtangen
Bjellorusia ka mbërritur në Tiranë në kuadër të ndeshjes të së shtunës ndaj Shqipërisë. Skuadra ish-sovjetike vjen në këtë sfidë me 8 pikë në renditje dhe me statusin e një pretendenteje për t’u kualifikuar, por në radhët e saj nuk do të jenë 6 prej futbollistëve kryesorë.
Kështu, lojtarë titullarë si mesfushori Aleksandër Hleb, sulmuesit Kutuzov, Rodionov dhe Kornilenko apo portieri Juri Zhevnov, nuk janë përfshirë në listën e trajnerit gjerman Bernd Shtange për sfidën e “Qemal Stafës”. Këto mungesa e bëjnë disi të vështirë situatën në kampin bjellorus, që mban vendin e dytë në klasifikimin e grupit D.
Në rast fitoreje në ndeshjen e së shtunës, Bjellorusia do të ngjitej në kuotën e 11 pikëve, duke e bërë më të vështirë detyrën për Bosnjen dhe Rumaninë. Ndërkohë, kombëtarja shqiptare kërkon një fitore për të mbajtur shpresat për vendin e katërt, që mbetet objektivi real i saj. Takimi mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të zhvillohet të shtunën në orën 20.00 dhe do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh nga Suedia.
Shih dhe këtë
[redakto]- Bjellorusia, një disfatë i rrezikon postin Kuzhesë (25.03.2011)
Burimet
[redakto]- "Bjellorusia vjen në Tiranë, 6 mungesa për Bernd Shtangen" — BalkanWeb, 25. Mars 2011