Francë, 4 viktima në një shkollë hebraike
E hënë, 19 mars 2012
- 17 shkurt 2025: Paris/Berilini:Vendosin te bllokojne Rumanine e Bullgarine
- 17 shkurt 2025: ShBA: Obama i kërkon Sarkozysë dhe Cameronit një strategji për Libinë
- 17 shkurt 2025: Ultimatum drejtuar Gbagbos
- 17 shkurt 2025: Zemërim në Bukuresht - Grindje për hyrjen në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë
- 17 shkurt 2025: Hungaria hedh poshtë kritikat për ligjin e Medias
Të paktën 4 viktima kanë mbetur të vrarë nga një atentat në një shkollë hebraike në Francë ndërsa një tjetër ëhtë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tuluz. Mësohet se viktimat janë një profesor, dy fëmijët e tij si dhe një nxënës tjetër i kësaj shkolle. Sulmuesi menjëherë pas atentatit është larguar me një motoçikletë.
Shumë njerë besojnë se ky sulm ka lidhje me sulmin e para tre ditëve ku mbetën të vrarë 3 ushtarë në këtë zonë të Francës.
Ministria e Brendshme e Francës ka ngritur gjendjen e alarmit në të gjitha shkollat franceze hebraike. Ndërsa presidenti i Francës, Sarkozi është shprehur se kjo është një tragjedi kombëtare dhe është zotuar se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë.
Burimet
- "Francë, viktima në një shkollë hebraike" — Top Channel, 19 mars 2012
- "Sarkozi: Vrasjet në shkollën hebreje, tragjedi kombëtare" — Balkanweb, 19 mars 2012