Jump to content

Fukushima: Autoritetet farashikojnë hedhjen e ujit në reaktorë pa ndërprerje

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 11:25 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!



Autoritetet japoneze parashikojnë vënien në funksionim të një mekanizmi bashkë me ushtrinë dhe zjarrfikësit që do të sigurojë ujë pa ndërprerje në reaktorët e centralit në Fukushima, për të ftohur lëndën djegëse radioaktive që ndodhet në të, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. "Në vend që të hidhet ujë herë pas here, po përpiqemi të vëmë në funksionim një mekanizëm që do të bëjë të mundur derdhjen e ujit në reaktor në mënyrë të vazhduar", shpjegoi Toshimi Kitazawa, në një konferencë shtypi.

Që nga dita e djeshme po përdoren helikopterë dhe autobotë të ushtrisë për të hedhur ujë në pishinën që çaktivizon lëndën djegëse bërthamore të reaktorëve, veçanërisht të atij më shqetësues me numrin 3.

Këto veprime mendohet të përjashtojnë mundësinë e mbinxehjes së lëndës djegëse në mënyrë që ajo të mos fillojë shkrirjen dhe të rrezikojë nxjerrjen e substancave mjaft radioaktive.

Shih dhe këtë

[redakto]

Burimet

[redakto]