Jump to content

Greqi, anije nga Libia në Kretë, mbyten 3 emigrantë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 14:07, 07. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Emigrantet


Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në portin e Sudas në ishullin e Kretës, me ardhjen e anijes Jonian King, që ishte nisur nga Libia. Në këtë anije me sa duket, përvec pasagjerëve nga Libia ishin futur edhe të tjerë të paligjshëm, nga Bangladeshi. Bëhet fjalë për një shifër ende të pasaktësuar plotësisht, mes 46 ose 49 emigrantësh të paligjshëm nga Bangladeshi, të cilët u hodhën në det, duke u përpjekur për t’i shmangur deportimit.

3 prej tyre vdiqën nga ujërat e ftohta, 20 janë shtruar në spital me hipotermi dhe rreth 20 të tjerë konsiderohën të humbur dhe për ta kanë filluar kërkimet.

Anija “Jonian King” kishte flamur qiporiot dhe ka mbërritur në portin e Sudës në Kretë në orën 4 të mëngjesit. Sipas informacioneve, 46 njerëz me origjinë nga Bangladeshi kishin shfrytëzuar rastin të hipnin në anijen ku ndodheshin pasagjerë që largoheshin nga Libia, për t’iu shpëtuar luftës cilvile atje. Por me qëllim që të shmangnin kontrollet në port, ata zgjodhën të hidheshin në det, 3 nga të cilët humbën jetën e shumë të tjerë e rrezikuan atë.

Për shkak se emigratët nuk dinë anglisht, autoritetet nuk kanë mundur të mësojnë se ku saktësisht ata u hodhën në det dhe sa mund të jetë numri i të humburve, por po kryejnë kërkime të gjera në tokë e në det për të gjetur të humburit.

Operacioni përfshin mjetet e rojes bregdetare dhe një patrullë e portit, dy anije të marinës, një helikopter Super Puma dhe anije peshkimi.

Shih dhe këtë

[redakto]

Burimet

[redakto]