Rama: Drejtësia të japë drejtësi
E martë, 31 maj 2011
- 17 shkurt 2025: Autizmi, "të fshehtat" e çrregullimit tek fëmijët
- 17 shkurt 2025: Festat, qeveria heq shpërblimet
- 17 shkurt 2025: Lëkundje tërmeti në Vlorë
- 17 shkurt 2025: Rama: Nderojmë viktimat me lule e qirinj Berisha: Anuloj tubimin
- 17 shkurt 2025: Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli të Hënën viziton Shqipërinë
Kryeatari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama në një bashkëbisedim me gazeatarët, tha se se procesi që ndodhi në KQZ me numërimin e votave në kutitë e gabuara është jo thjesht një krim adminsitrativ por edhe penal.

"Vendimi i Kolegjit nuk është thjesht një domosdoshmëri për të legjitimuar një rezultat që e panë të gjithë, por edhe për të mos rritur koston për vendin dhe njerëzit, të një procesi të dalë përfundimisht nga binarët, përmes vullnetit të mbrapshtë të një njeriu që për fat të keq është kryeministri i këtij vendi, i cili nuk ka pranuar kurrë humbjen dhe që nuk fiton dot pa vjedhur kundërshtarin", u shpreh Rama. Rama theksoi se ashtu si opozita edhe Presidenti i Republikës, ambasadorët dhe ndërkombëtarët kërkojnë nga Kolegji që të japë drejtësi. "Opozita do të mirëpresë kontributin e Komisionit të Venecias dhe cdo kontribut tjetër për të ndalur produktin e deformuar të kanibalizmit elektoral", u shpreh Rama.
Burimet
- "Rama: Drejtësia të vendosë drejtësi" — Top Channel, 31 maj 2011
- "Rama: Kolegji të gjykojë me ndershmëri cështja e qartë si drita" — Balanweb, 31 maj 2011
