Rama: Të hetohen Berisha dhe Basha
Pamja
E martë, 24 janar 2012
Lajme të tjera nga Shqipëria
- 17 shkurt 2025: Kuvend: Betohen 5 deputetë të rinj
- 17 shkurt 2025: Shkodër, Kryqi i Kuq konkurs kombëtar për ndihmën e parë
- 17 shkurt 2025: Tension para godinës së KQZ, mbeten të lënduar 4 policë
- 17 shkurt 2025: Rama: Drejtësia të japë drejtësi
- 17 shkurt 2025: Berisha takon studentët: Sot lëvizni të lirë
Vendndodhja e Shqipërisë

Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama tha sot se e quan të pajustifikueshme që kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk janë vënë nën hetim për ngjarjet e 21 janarit, si urdhëruesit, sipas tij, të vrasjeve të 4 manifestuesve. Reagimi i zotit Rama u bë ndërsa komentoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për tre deputetë socialistë. Sipas zotit Rama Prokuroria do të ketë mbështetje të plotë për hetimet e saj dhe se të gjithë deputetët socialistë janë të gatshëm t’i nënshtrohen atyre. Po sot Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve në parlament vendosi pas polemikave të shumta që të premten të thërrasë deputetët për të cilët është kërkuar heqja e imunitetit.
Burimet
- Armand Mero. "21 janari, Rama: Të parët që duhen hetuar janë Berisha e Basha" — VOA News, 24 janar 2012
