Stampa:Të rekomanduara

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

Vritet kryeterroristi Osama bin Laden

Kryetari amerikan Barack Obama ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se forcat amerikane kanë vrarë gjatë një operacioni Osama bin Ladenin, kreun e organizatës terroriste al-Kaeda.

Z. Obama tha se ka dhënë urdhër për të kapur terroristin saudit pasi forcat amerikane kishin marrë njoftime zbulimi për vendndodhjen e tij.

Bin Ladeni u vra nga forca e operacioneve speciale 50 kilometra në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit. Përkundër lajmeve të maparshme se bin Ladeni fshihej në male, ai banonte në një ndërtesë të rahatshme në një lagje periferike t'Abbottabadit. Megjithate, rezidenca nuk kishte lidhje telefonike ose të internetit, me qëllim që mos të diktohej nga agjentët e zbulimit.

Shikoni dhe „artikuj të përkryer