Thaçi do ta padisë Dick Martyn
Appearance
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po planifikon ta padisë zviceranin Dick Marty, raporti i të cilit sugjeron se ai është kreu i mafies shqiptare dhe se ka nxjerrë organe serbësh për t’i shitur kur ka qenë në krye të UÇK-së. Associated Press raporton se Thaçi tashmë ka kontaktuar avokatë për të përgatitur një padi kundër anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Marty, transmeton portali indexonline.
Qeveria e Kosovës i kishte hedhur poshtë menjëherë akuzat, por Thaçi nuk është parë në publik që prej ditës së raportimit nga gazeta Guardian. Kryeministri në largim planifikon ta padisë edhe gazetën britanike, e cila ishte e para që e publikoi raportin.
Shih dhe këtë
[redakto]- EULEX: S'ka prova për Shtëpinë e Verdhë (17. Dhjetor 2010)
- Vetëvendosje: Të bëmat e Thaçit nuk mund ta njollosin UÇK-në (17. Dhjetor 2010)
- Akuzat ndaj Thaçit: Komisioni Juridik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkon hetim ndërkombëtar (17. Dhjetor 2010)
Burimet
[redakto]- "Skyscrapercity" — 17. Dhjetor 2010