Wikilajme:Faqet komentuese

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

Faqet komentuese në Wikilajme janë faqe në të cilat çdokush mund të shprehë mendimin e vet në lidhje me një lajm të caktuar. Ju mund ta gjeni faqen komentuese të një artikulli duke klikuar "Opinionet" në krye të artikullit. Faqet komentuese janë të ngashme për nga mënyra e redaktimit me faqet e diskutimit. Komenti që ju bëni nuk ka nevojë të jetë shkruar në një pikëpamje neutrale. Janë pak rregulla që ju duhet t'i respektoni kur bëni komente:

  1. Ju nuk mund të krijoni një faqe komentesh për një artikull që nuk është shkruar ende.
  2. Komentet që përmbajnë ofendime , si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare do të kthehen menjëherë dhe autori i tyre mund të bllokohet në varësi të komentit.
  3. Respektoni mendimin e të tjerëve.
  4. Nënshkruani postimet tuaja duke përdorur --~~~~.