Wikilajme sot mbush 1 vjeç
E diel, 18 mars 2012
![]() |
- Wikipedia në gjuhën angleze mbyllet për 24 orë
- Wikilajme sot mbush 1 vjeç
- U zhvillua në Kiev Wikimedia CEE Meeting 2014
- Rifillon konkursi Wiki Loves Monuments 2015
- Wikipedia Weekend Tirana 2015

Sot më 18 mars 2012 kanë kaluar plot një vit që nga krijimi i Wikilajmeve. Wikilajme është një projekt shumëgjuhësh që ka për qëllim të sjellë lajme të vërteta, të besushme e të paanshme. Wikilajme apo siç njihet ndryshe edhe Wikinews ekziston deri më tani në 33 gjuhë mes të cilave është edhe gjuha shqipe.

Por si lindi ky projekt në gjuhën shqipe? Wikilajme u propozua që në vitin 2008 dhe u fut në një fazë testimi në Wikimedia Incubator. Deri në vitin 2010 askush nuk po shruante lajme në të, ndërsa në vitin 2010 dhe 2011 Wikilajme filloi të mbushej me lajme të ndryshme. Pasi u plotësuan të gjitha kërkesat e Wikimedia Incubator, Wikilajme më 18 mars 2011 u krijua në domeinin e vet sq.wikinews.org.
Ky projekt në gjuhën shqipe për momentin është i 27-ti në listën e Wikilajmeve, përmban 741 artikuj dhe ka vetëm 4 përdorues aktivë.
Burimet
Lidhje të jashtme