Kapet i gjallë djali i Gadafit
E diel, 20 nëntor 2011

- 17 shkurt 2025: ShBA: Armëpushimi i fundit nga Kadafi u shkel menjëherë
- 17 shkurt 2025: Obama: Përfeshirja e ShBA-së në lindjen e mesme është në interesin e saj komëtar
- 17 shkurt 2025: Libi: Obama i shpreh medvedevit mirënjohje për mbështetjen në OKB
- 17 shkurt 2025: Libi - ShBA: Forcat e Kadafit janë tërhequr, por mbeten kërcënim
- 17 shkurt 2025: Lindje e mesme - Papa: Dialog dhe pajtim pas episodeve të fundit të dhunës
Zyrtarët në Libi kanë thënë se luftëtarët e milicisë Abu Bakr Sidiq në qytetin Zintan kanë kapur Seif al-Islam Gadafin, djalin e ish udhëheqësit Moamar Gadafi. Ai ishte djali i fundit i Gadafit që u kap. Që nga muaji mars, ai kerkohej nga Gjykata Nderkombetare Penale.
Komandanti i milicisë Zintan, Beshir al-Atrib tha në një konferecë shtypi dje në Tripoli se Seif al-Islam u ndalua bashkë me tri ndihmës të tij pranë qytetit Obari në shkretëtirën jugore libiane, ndërkohë që po përpiqej të largohej nga Libia për në Niger. Nigeri i ka dhënë strehim vëllait të tij, Sadi, por presidenti i vendit Mahamadu Isufu tha javën e kaluar se nuk është marrë asnjë vendim se çfarë do të bëhej, nëse Seif al-Islam Gadafi do të kërkonte strehim. Al-Atrib shprehu shpresën se kapja e Gadafit do të jetë një ngjarje më rëndësi për të gjithë libianët dhe se e ardhmja e Libisë do të jetë më e mirë dhe uniteti kombëtar qëllimi i çdo kujt. Konferenca e shtypit u ndërpre shpesh nga duartrokitjet dhe thirrjet e spektatorëve “Zoti është i madh”.
Burimet
- "Libi: Kapet djali i Moamar Gadafit në jug të vendit" — VOA, 20 nëntor 2011
- F. Prroni. "Libi, kapet djali i Gadafit" — Gazeta Start, 19 nëntor 2011
